Prej ditës së djeshme, pas një takimi të Kryeministrit Rama, opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë folur për “kërcënimin” me veting që sipas tyre, Kryeministri po i bën pedagogëve në vend.

Në fakt, bëhet fjalë për një tjetër keqinformim që vjen nga ana e opozitës, e cila po keqpërdor fjalët e kryeministrit për qëllime politike.

Në këtë takim Rama nuk ka folur për veting, por për fenomenin e shpeshtë të dypunësimit të pedagogëve, shtet edhe privat, të cilët sipas tij, duhet t’i bëjnë transparente fitimet e tyre në të zezë.

Pra teksa kryeministri flet thjesht dhe vetëm për një fenomen të tregut, opozita ka gjetur rastin të keqpërdorë edhe pedagogët për problemet e tyre si nongrata.