Chelsea fitoi 3-0 me Ëolves për javën e dhjetë në Premier League dhe vulosësi i fitores ishte sulmuesi kuqezi Armando Broja , i cili në vetëm 20 minuta lojë në fushë nuk zhgënjeu duke gjetur golin e parë me Blutë në Premier Legaue. Pas tentativash të gjata, Broja do shtangte portierin Jose në minutën e 90. Marrje, driblim dhe goditje fantastike nga 21 vjeçari, që gjen kështu golin e parë me fanellën e Chelsea. Por golashënuesi shqiptar nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Pas sfidës, klubi londinez postoi në rrjetet sociale një video-mesazh të Brojës drejtuar tifozëve për këtë gol të parë dhe për të pasur mbështetjen e tyre për sfidën e të martës ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve.
“Përshëndetje tifozë të Çelsit, jam jashtëzakonisht i lumtur që shënova golin tim të parë me Çelsin. Paraqitja ishte mahnitëse nga të gjithë djemtë dhe do të shihemi në Milano të martën. Forca blutë!”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.