Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike reagoi për Progres Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si pasqyrë të problemeve me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe tregues të dështimit të qeverisë shqiptare.
Por deklaratat e sotme të Jorida Tabakut dhe Aldo Bumçit nga PD, u rrëzuan pikërisht nga Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann, e cila deklaroi se Shqipëria ka realizuar reformat e kërkuara në kuadër të Integrimit Europian, si dhe ka kryer përparim të kënaqshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimit të drejtësisë.
Një video e publikuar së fundmi në rrjet, ballafaqon deklaratat e Tabakut dhe Bumçit me ato të ambasadores së BE. Video tregon se teksa opozita, për qëllimet e veta politike e cilëson raportin tregues të keq-qeverisjes, ambasadorja e BE qartëson se faktet janë të tjera, se Shqipëria ka bërë progres dhe se puna e mirë duhet të vijojë ende.