Një qytetar ka shpërthyer në akuza ndaj anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Adriana Kalaja e cila po protestonte bashkë me disa mbështetës para zyrave të SPAK për çështjen e teatrit.

Sikurse mund të shihni dhe nga video, qytetari i irrituar e cilësoi Adriana Kalanë si “ushtare” të Berishës. “Popull, shqiptar, këta janë ushtarët e Sali Berishës, kundra të së vërtetës, me Adriana Kalanë në krye. Këta janë kundra teatrit. Këta janë me e ndihmua Edi Ramën. Rama nuk e ka shembur dot, e ka shembur Adriana Kalaja”, tha qytetari, i cili u spostua më pas nga policia.

Në këtë moment, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Adriana Kalaja ngriti dy gishtat lart.