Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i vetëshpallur si kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, ka shokuar dje në emisionin “Log”, me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që kanë ardhur nga rrethet në Tiranë.
I pyetur nga moderatori i emisionit, Endri Xhafo, nëse ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë, si kryebashkiaku aktual i Tiranës.
Me sa duket, Këlliçi e distancon veten nga te banoret e ardhur ne Tirane, duke i fyer dhe ofenduar jo “tironsit”, që studiojnë, punojnë dhe kane ndërtuar familjen e tyre në kryeqytet.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?
Këlliçi: Larg qoftë mo! Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të, as nuk jam i ardhur në Tiranë.
Nazarko: I humbe votat e të ardhurve.
Këlliçi: Pa merak, ma lër mua këtë pjesë.