Në vizitën e tij në Izrael, kryeministri Edi Rama u shpreh se veni ynë i ka mbështetur hebrenjtë jo vetëm gjatë luftës së dytë botërore.

Ai rreshtoi disa nga ngjarjet dhe heroizmat e shqiptarëve, në mbrojtje të popullsisë hebreje.

“Hebrenjtë ndërtuan sinagogën e parë në Ballkan në shekullin e 5 në Sarandë. Kur inkuizicioni ishte në pikun e tij shumë u vendosën në Shqipëri, përbënin shumicën e banorëve të Vlorës gjatë atij shekulli.

Kur grupi i 4 u vendos në Shqipëri pas doktrinës përfundimtare, qeveria e Shqipërisë urdhëroi regjistrimin e popullsisë dhe atyre iu njohën të drejtat.

Kudo hebrenjtë po shfaroseshin, Shqipëria u njohu me ligj të drejtat fetare e shoqërore.

Kjo nxiti ambasadorin amerikan të propozonte një marrëveshje ndërkombëtare që qindra familje të hebrenjve të njiheshin në Shqipëri, që Shqipëria të pranonte qindra hebrenj dhe ata të vendoseshin në një territor të lirë.

Siç publicisti hebre kohë më parë tha: Shqipëria konsiderohej një atdhe i dytë për hebrenjtë.

Qeveria shqiptare ishte nën kontrollin e Romës fashiste.

“Pa dashur të alarmoj po them se shqiptarët dhe simpatia për ne do të zbehet e do të merret përsipër nga hebrenjtë”.

Në Kushtetutën e parë shqiptare, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut.

Mik do të thotë ai që të troket në derë, sepse ka nevojë për ndihmë. Të tradhtosh këtë të ftuar në kodin e shqiptarit është e pafalshme.

Negociatorët në luftën e 2 botërore pranuan të dorëzonin arin dhe jo hebrenjtë. Nazistët u përpoqën edhe dy herë të tjera në vitin ’44 dhe u arrit në konkluzionin se me shqiptarët nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje për hebrenjtë.

Një ekspeditë e forcave të Rajhut në Kosovë. Mjeku shqiptar i kërkoi të gjithë pacientëve me plagë të rënda të shkonin në shtëpi dhe i mbushi shtretërit me hebrenj. Ai e rrethoi territorin me tabela virus vdekjeprurës që nazistët të mos afroheshin. Asnjë nga shqiptarët e Kosovës nuk dolën dhe treguan se një mjek më nxori babain e sëmurë nga spitali i cili mund të vdesë dhe i mbushi shtretërit me hebrenj. Edhe një herë nazistët u kthyer me duart bosh dhe nuk mundën të kapnin asnjë hebre.

Një ngjarje shokuese për nazistët ishte kur për pak hebrenj të arrestuar, qeveria kolaboracioniste me zyrtarë të caktuar nga nazistët kërkuan lirimin e tyre madje ofruan 15.000 franga në shkëmbim të lirisë për secilin prej tyre. Dhe e vërteta është se të gjithë ata u liruan”, tha Rama.