Në Elbasan PD e Rithemelimit ka organizuar një protestë për rritjen e çmimit të karburantit. Qindra mbështetës u mblodhën në sheshin “Gensher” për të protestuar. Mes tyre ishte dhe një grua e cila ka zgjedhur momentin për të dhënë një intervistë live edhe në televizionin e familjes Berisha. Ajo kishte një ‘zgjidhje’ se si të ulen çmimet.

“Mjerë popullin e shkretë çfarë e ka gjetur me një drogmen, që është në dorën e atij. Atë po nuk e hoqi qafe njeri, bini nënës një snajper edhe…(Fjalor banal) ta vras mu në lule të ballit. Çfarë do më bëjnë mua ata”, tha ajo.