SPAK ka kërkuar 15 vite burg për hakerin iranianin, Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për përfshirje në aktivitet terrorist kundër kampit të muxhahedinëve në Manëz. Vendimi i GJKKO do të jepet pas 14 ditësh. Pooladrag erdhi si anëtar i MEK, por hetimet zbuluan se ishte agjent i shërbimeve iraniane.
Ai ra në prangat e policisë në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të muxhahedinëve, ndërsa ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë. Iraniani përdorte një aplikacion për t’u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë, u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij.
Pooladrag akuzohet për veprat penale “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.