Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë Florin-Alexandru Alexe.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë takimit e ka informuar Florin-Alexandru Alexe lidhur me kërkesën që Shqipëria i ka bërë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën e Dick Marty për pretendimet për trafikikim të paligjsjëm organesh në Shqipëri apo Kosovë.

“Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë”, tha Balla.

Gjithashtu BalIa u shpreh se Shqipëria i kërkon Rumanisë dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011.
Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇷🇴
Kuvend🏛️➖Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë Florin-Alexandru Alexe.

E informova mikun rumun se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

I kërkojmë Rumanisë dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011. Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.