Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael. Kreu i qeverisë është pritur në takim nga me Presidentin, Isaac Herzog.

‘Vëlla Edi si jeni!’- dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë.

Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.

Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.

Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.