Moti i ngrohtë ka shtuar numrin e pushuesve në Vlorë. Nuk mungojnë edhe të huaj. Nga Polonia, Italia apo edhe vende të tjera po kalojnë disa ditë buzë bregdetit.

Disa janë për herë të parë por ka edhe të tjerë si çifti nga Polonia që rikthehen pas rreth 10 vitesh. Kanë zgjedhur tetorin edhe për faktin se është me qetë dhe çmimet janë të mira, por edhe koha po i ndihmon për këto ditë.

‘Herën e parë kam qenë afro 10 vite më parë. Po është bukur, keni një mot të mirë. Tani në Poloni mund të jetë 5 gradë Celcius, ky mot është i shkëlqyer. Ne po udhëtonim nëpër Ballkan, në Montenegro, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.’- tha pushuesi.