Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar shiu. Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Vijon Kosova të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin. Por më të dukshme pritet të jenë përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut

MV prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferik të cilat do të vijojnë të sjellin në të gjithë vendin vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, POR pjesa tjetër e Evropës Jugore do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Evropën Qendrore, Veriore dhe në Lindje të kontinentit.