Gra që kanë luftuar dhe sfiduar jetën u bëne sot zëri i shumë grave te tjera duke dhënë mesazhin e kurajos.

“Edhe unë jam një bashkëvuajtëse e kësaj sëmundjeje. E kam hequr ne vitin 2006. Prandaj, ju lutem dhe ju themi sa më shpejt aq më mirë”, thotë Pranvera Hatia, një nga zonjat që i ka shpëtuar betejës me kancerin e gjirit. “Dua t’u jap një mesazh të gjithë nënave dhe grave, asgjë nuk është të bëjmë një kontroll në jetën tonë. Sa më në kohë, sa më e hershme sepse në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetën tonë për fëmijët tonë”

“Jam një nga ato gra që luftova dhe e fitova këtë betejë. Ndaj, ju bëj thirrje të gjithë grave, motrave e nënave të shkojnë të bëjnë kontrolle sa më të shpeshta sepse dignostifikimi i hershëm shpëton jetë.”

Me moton “Vrapo për jetën”, kanceri i gjirit mund të parandalohet u zhvilluan aktivitete në Shkodër, Vlorë e Lushnje. Numri i grave të prekura është në rritje, ndaj mesazhi kryesor i mjekëve është kontrolli i hershëm përmes mamografisë.

“Për fat të keq statistikat nuk janë të mira. Kanceri i gjirit është një sëmundje që po shtohet vit pas viti, por ndërkohë favori i kësaj sëmundje është që ajo, nëse diagnostifikohet në stade shumë të hershme herët është një smëundje që mund të kurohet plotësisht e të shpëtohet jetë” , thotë mjekja onkologe Juliana Çuni.

“Është një sëmundje ,por nga ana tjetër është një sëmundje që mund të parandalohet”, thotë një mjeke onkologe e spitalit Rajonal në Shkodër

Gjatë tetorit, që njihet si muaji sensibilizimi për parandalimin e kancerit të gjirit, ekot dhe mamografiksë kryhen falas në spitale e qendra shëndetësore.