Ultrasi historik i Inter, Vitorio Boiocchi u vra këtë të shtunë pranë banesës së tij në Milano. 70 vjeçari që njihej si ndër mbështetësit më të mëdhenj të zikaltërve ka marrë pesë plumba në shpinë gjatë një atentati të organizuar rreth orës 20:00.
Boiocchi, sipas Il Giorno po udhëtonte për në shtëpi më këmbë, teksa në afërsi të banesës persona të paidentifikuar e kanë qëlluar pesë herë me armë. 70 vjeçari nuk mundi t’i rezistonte plagëve.
Lajmi është mësuar në nisje të ndeshjes Inter – Sampdoria që u zhvillua në mbrëmjen e së shtunës, me ultrasit e Inter që kanë braktisur stadiumin në nderim të figurës së tifozit.