Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se vetëm javën e kaluar, Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë.
Në dritën e këtij sulmi mbi infrastrukturën kritike të vendit, Zelenskiy ka bërë të qartë se:
“Nuk ka mbetur hapësirë për negociim me regjimin e Putinit”.
Për shkak të sulmeve që nuk kursyen as kryeqytetin e vendit, Kiev, qytete si Zhitomir, Kiev dhe Dniepër kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike.