Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord me kancelarin federal gjerman Olaf Scholz për thirrjen urgjente të takimit të G7 dhe diskutoi me të rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar në të gjithë Ukrainën.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Zelensky përmes një shkrimi në Twitter, i cili ka shkruar: “Unë pajtohem me kancelarin @OlafScholz për mbajtjen e presidencës #G7 në një takim urgjent të Grupit. Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga RF. Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi RF dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”.