Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Fatmir Mediu tha se data 14 maj është data më e mirë për zgjedhjet vendore. “Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore. Mendimi ynë është për 14 majin”, tha Mediu. Të pranishën në takim ishin edhe Dashamir Shehi e Vangjel Dule e Agron Duka.