11 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID, ende katër pacientë në spital. Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit
23 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.