Ka përfunduar takimi mes Sali Berishës dhe kreut të PL-së, Ilir Meta.
Takimi që u mbajt në selinë e Partisë Demokratike ka zgjatur rreth 30 minuta.
Përveçse për protestën e 6 dhjetorit, në takim është diskutuar se çfarë do të ndodhë pas kësaj proteste dhe si do të vijojë aksioni opozitar.
Në përfundim, i pyetur nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit, Meta u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.