Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur këtë të enjte akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për koncesionin e Portit të Durrësit.

Sipas Metës, kompania që është zgjedhur për investimin 2 miliardë euro të transformimit të Portit të Durrësit, është offshore. Meta tha se “Porti i Durrësit e provuar me dokumentet zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të riregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre”. Rama i është kundërpërgjigjur duke e quajtur Metën “Shef të Partisë së Lekut” dhe akuzuar për fshehje pasurie.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht! Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, shkruan Edi Rama.