Përmendja e vetëm shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli, nga sekretarja e punëve të brendshme, Suela Braverman në parlamentin anglez dhe amplifikimi prej medias së atjeshme, shkaktoi një indinjatë të thellë tek shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.
Dy javë më pas nga deklaratat e Suela Breverma, ambasadori Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u distancua nga retorika anti-shqiptare në parlamentin e vendit të tij dhe artikujt në media.
“Jam i zhgënjyer prej raportimeve negative të medias në Angli. Dua ta bëj të qartë pozicionin e qeverisë Angleze. Ne vlerësojmë maksimalisht kontributin e komunitetit shqiptarë në Angli. Shumica janë në Angli legalisht duke dhënë kontributin e tyre në shoqërinë britanike. Ata njerëz meritojnë respekt njësoj si minoritetet e tjera në Britani për të pasur mbrojtjen e duhur nga gjuha e urrejtjes dhe të abuzuarit sikurse gëzon çdo individ në Britani”, tha ambasadori.
Ambasadori Alastair King-Smith foli se si duhet të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Ne duan që imazhi Shqipërisë dhe Shqiptarëve në Britani të Madhe të reflektojë marrëdhënien tonë pozitive mes dy qeverive dhe shoqërive tona. Ne duan të inspirojmë të rinjtë për më shumë aktivizëm e ndërtojnë të ardhmen e tyre me krenari në Shqipëri. Sikurse duam rritjen e reputacionit të Shqipërisë e shqiptarëve në Angli përfshi shtimin e prezencës angleze në Shqipëri”, theksoi ambasadori.
Këto theksoi ambasadori King-Smith arrihen duke forcuar partneritetin për të pasur ndikime pozitive në të ardhmen.