“Shqipërisë dhe kuvendit të Shqipërisë nuk i bën dot askush presion”- kjo ishte përgjigja e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i pyetur nga gazetarët nëse qeveria është tërhequr nga amnistia fiskale. Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se në kushtet e luftës, nevoja për amnistinë fiskale është çdo ditë më e madhe. Ai tha se amnistia fiskale do të dërgohet për miratim sapo të konsolidohet një draft final me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Europiane.
“Shqipërisë dhe kuvendit nuk i bën dot askush presion. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë e më e madhe. Kjo ka ndodhur në shumë vende te BE. Edhe Shqipëria, në kushtet e luftës na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë. Përshëndes vendimin e Shqipërisë që ka përfshirë edhe taksën për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike. Ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Be Për të konsoliduar një draft final. Nuk ka presione, vetëm rekomandime. Një amnisti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash. Për ne mbetet prioritet në punën tonë, miratimi sa më shpejt të jetë i mundur pasi të kemi konsoliduar një variant përfundimtar. I gjithë publiku duhet ta ketë në vëmendje, teksa përballemi me këtë situatë, e gjithë Evropa po ndjen kërcënimin e luftës. Bien ë sy përpjekja e një aleance të vjetër mes Sali Berishës dhe Metës për të dëmtuar interesat e Shqipërisë në këtë moment të vështirë dhe histori. PD dhe Berisha nuk japin shpjegim për investimet ruse. Mbajtja e njëjtave qëndrime për Rusinë, jemi në një moment të vështirë edhe në Kosovë ku Lista Serbe tërhiqet nga Kuvendi, opozita në Shqipëri kërkon destabilizimin e vendit”, u shpreh Balla.