Teksa Kryeministri Edi Rama ka qëndruar publikisht në mbrojtje të imazhit të shqiptarëve në median britanike, pas etiketimeve rraciste që i bëhen atyre nga politika në Londër, krejt të kundërtën po bën ish presidenti Ilir Meta, duke nxirë sa më shumë shqiptarët.
Së fundmi, në një media britanike, ai komenton thirrjet e Ramës që shqiptarët të trajtohen me respekt, duke thënë se “Rama ia hedh fajin gjithmonë të tjerëve”.
Pra teksa Rama kërkon që ministrat britanikë të mos i targetojnë shqiptarët si komunitet kriminelësh, Ilir Meta i jep të drejtë zyrtarëve britanikë që t’i trajtojnë shqiptarët si popull banditesk e me rrezik për Britaninë.
Sipas medias “Express”, Ish-Presidenti Meta e ka cilësuar si të gabuar kërkesën e Ramës që të mos nxitet urrejtje dhe ksenofobi ndaj shqiptarëve.