Kryeminsitri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka pranuar se postimi i tij i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton “Manhatanin e Zagrebit”. Më tej Rama ka kërkuar ndjesë dhe pas publikimit të lajmit se projekti në Zagreb është anuluar.

“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!”, shkruan Rama në postimin e tij.