Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se në protestën e 6 dhjetorit nuk do të marrë pjesë.
Në emisionin “Arnautistan”, ai deklaroi se ka bërë një shkrim pak ditë më parë kur e quante protestë të gabuar, por se tani ka ndërruar mendjen.
Sipas tij, Rama gëzon që Berisha proteston se e luan si demokraci funksionale.
“I qaja hallin Berishës asaj pjese që ka humbur rrugën dhje ndjek asgjëkundin se Berisha është asgjëkundi, pastaj vrava mendjen pse e marr kaq seriozisht këtë rob zoti që amerikanët nuk e duan më.
Amerikanët kanë thënë se kemi këtë zotërinë që e kemi shpallur non grata për korrupsion, kemi dhe këtë tjetrin që mbase ka 100 kusure por këtë duam ta kemi partner dhe duam PD-në në pushtet.
Këta që ndjekin Berishën zgjodhën të gabuarin dhe janë në procesin e të ngrënit bar. Se të hash bar, është të vish rrotull si kali në lëmë.
Pse ti thuash jo mos ta bëj protestë? Le ta bëj, se Sali Berisha ai është dhe në ditët më të mira gjithnjë i ka braktisur institucionet.
Në Perëndim thuhet se duhet të funksionosh në institucione se ndryshe nuk mund të jesh parti pushteti.
Berisha është në pamundësi, nuk i ka kushtet që të jetë në tryezën e madhe të politikbërjes.
Nuk është në parlament, në parlament është me 1 minutë e gjysmë, si asnjëherë tjetër.
Ai do të gjëmojë dhe dëgjohet, dhe ku ka rast më të mirë që Europa ta dëgjojë, se sa kur krerët e shteteve vijnë këtu.
Ky është rast historik, që hera e parë që krerët e shteteve të Europës vijnë në Shqipëri, kur t’i thonë Ramës kush është ai, Rama do thotë se është ai i partisë së financuar me paratë ruse, ai i shpallur non grata.
Berisha në vend të vërë vetullat, do nxjerrë sytë. Protesta është anti-perëndimore se pse perëndimi mban Ramën në pushtet.
Nuk e përmend më fjalën revolucion. Ti je sovranist, çke me Perëndimin? Ti thua sovranin e heq populli, por ai e di se pa Perëndimin nuk vjen në pushtet”, tha Bejko.
Bejko deklaroi se për sa kohë do jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta si alternativë, për aq kohë do jetë dhe Edi Rama në krye të vendit.
“Edi Rama është mjeshtër i skenarëve, i skenave, i artikulimit publik. Pavarësisht se Rama nuk tha gjë në parlament për Portin e Durrësit, citoi konservatorët Faik Konicën, Fan Nolin, Gjergj Fishtën etj, më anti-komunistët.
Se Berisha nuk i është referuar kurrë gjithë mendjeve të ndritura tona. Berisha ka lexuar shumë, por është i kompleksuar se vjen si sekretar partie.
E vrau Ballin Kombëtar, Legalitetin, po ashtu ish-pronarëve ua mori tokat dhe ua dha të tjerëve, vrau konservatorizmin shqiptar.
Këta e vranë shtresën e mesme se është ajo që bën analiza, dedukton dhe reagon. Ata e asimiluan shtresën e mesme, krijuan elitën e oligarkëve dhe elitën e politikës.
Me humbjet e zgjedhjeve lokale që do pësojë Berisha shumë demokratë do nisin të reflektojnë.
Mendoj se ka dy variante, ta lësh të lirë të shkojë të humbasë që dhe ata që e ndjekin mbas të kuptojnë se e ndjekim qorrazi dhe do bëjnë mbrapsht se një pjesë i mban me detyrim.
Varianti që PD të dalë me kandidatë kudo. Foltorja nuk ka financime, ku i gjen gjithë këto para, që bën gjithë këto protesta, gjithë këto ndriçime. Na bëj një herë pasqyrën e të ardhurave të tua, pastaj lufto korrupsionin.
Kur ke mungesë transparence për financimet, të bie karta morale. Berisha jeton në mjedis luksi.
Dhe ata njerëz që i dalin Berishës në shesh, ia nxjerr Edi Rama me mungesën e qeverisjes së tij, se bën thagma, nepotizëm, korrupsion.
Thotë dhe të vërteta Berisha përveç gënjeshtrave, se ato i themi të gjithë. Rënia e njërit nga këta, është rënia dhe e tjetrit.
Nëse nuk ndodh kjo, do vazhdojë të përsëritet ky spektakël politik”, u shpreh ai.