Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi sot në një dëgjesë publike për buxhetin e vitit 2023 me banorët e Zharrzës në Patos.
Në fjalën e tij Balla tha se është në dëm të interesave të Shqipërisë ti shkosh Sali Berishës nga mbrapa.
Si ka mundësi që në Shqipëri ne kemi sot politikanë te cilët jo vetëm qe nuk dënojnë sulmin e Rusisë kundër Ukrainës por rezulton që këta të jenë financuar me paratë e Vladimir Putinit , kur unë dilja para 4-5 vitesh dhe thoja që Partia Demokratike ka marrë 600 mijë dollarë nga llogaritë e Putinit në një kompani offshore, askush nuk besonte. Kur une thoja qe rezuluta qe u bë kundër shqiptarëve se nuk duhet ta ndajme veten ne shqiptarê dhe kosovarë, ne jemi 1, Saliu shkoi atje votoi një rezulute te cilën e kishte propozuar njeriu më I besuar i Putinit. Si ka mundësi që delegacioni me i rendesishem rus qe ka ardhur ndonjëherë ne Shqiperi erdhi ne 17 dhjetor te vitit 2010 në zyrën e Saliut me disa çanta, dhe pas 37 ditësh Sali Berisha vajti dhe votoi kunder Shqiperise.
Unë nuk kuptoj si mund të ketë demokrat edhe ne Zharrëz edhe ne Patos që ti shkojnë mbrapa Sali Berishes, po nuk na shkon ne shqiptarëve ti dalim kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet e kanë shpallur non grata për korrupsion të nivelit te lartë.
Është humbje kohe ti shkosh mbrapa Sali Berishes sot, është në dëm të interesave te Shqipërise ti shkosh Sali Berishes nga mbrapa sot, është tradhëti”, theksoi Balla. Duke folur për bujqësinë Balla tha se po mbyllim vitin 2022 si një vit shumë të mbarë në bujqësi përsa i përket sasisë së prodhimit.
“Nëse flasim për eksportet, të pakten 10 mujorin e parë të këtij viti kemi eksportuar rreth deri 57 mln euro më shumë eksporte, dhe kjo është një shifer shumeë e madhe ose rreth 50 mijë ton më shumë prodhime bujqesore të prodhuara këtë vit. U ndala te bujqësia sepse kjo është ekonomia më e fortë sot që po ndikon drejt për së drejti në rritjen e eksporteve shqiptare. Ne do arrijmë objektivin tonë, Shqipëria 1 miliard eksporte dhe që do jetë një prej gjërave më të rëndësishme. Nuk duhet të harrojmë që vetëm 8 vite më parë kishim katër herë me pak eksporte seç kemi sot, 4 herë me pak dhe kjo është një arritje e madhe por që duhet duhet duhet vazhduar. Ne
nuk jemi ende te kënaqur, duhet të bëjmë ende në shumë, por ne nuk krahasohemi me aleancen e rublave, me ata që firmosin çdo ditë te borderoja e Putinit, por ne kraasohemi me punët tona. IJemi ndër të pakta vende që faturën e energjisë elektrike vazhojmë ta kemi me të njëjtin çmim që kishim para luftes. Dhe le të dalin këto profesorët e mëdhenj Saliu dhe Iliri rublaxhinjtë, ka gjet tenxherja kapakun, shyqyr që janë bërë bashkë.
Miratojmë buxhetin këtë javë, buxhetin më të madh që ka pasur Shqipëria, një buxhet 2 herë me i madh sesa 2013, një buxhet 2 her me i madh për pensionet sesa 2013, nje buxhet që ka më shumë fonde për atë që ne quajmë mburoja sociale që të mbrojmë sa kemi mundësi familjet me ndihmë ekonomike.
Do vazhojmë ta rrisim buxhetin për bujqësinë dhe të gjitha projektet që ju thashë, do vazhdojmë të rrisim buxhetin për infrastrukturën I cili është edhe mbështetës për ujsjellësin e Zharrzës sepse kjo është një luftë. Të dashur motra e vellezër, çdo fitore arrihet duke qenë të bashkuar e jo të ndarë”, deklaroi Balla.