Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur në pallatin e Kulturës në Vlorë, nuk la pa përmendur edhe ish kryedemokratain, Lulzim Basha duke i rikujtuar se i kishte bërë thirrje të largohej nga Berisha dhe Meta.Rama tha se ish kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ishin dy fatkeqësitë më të mëdha të shtetit shqiptar.“E kujtoni kur thoja ‘Luli ndahu nga ata të dy’. Luli s’është më, ata të dy janë. Për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi ata janë vazhdim i mallkimit që ka nisur kur këtu në Vlorë ka nisur shteti shqiptar që nga 1912. Nuk ka pasur Lul ndonjëherë. As Luli vetë nuk e beson se ka pasur Lul ndonjëherë”- u shpreh Rama.