Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës lidhur me portin e Durrësit.
Përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, Basha thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarjkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.
“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha.