Presidenti i vendit Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, perfekti i Tiranës Afrim Qendro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte homazhe në përkujtim të Ditës së Çlirimit.

Me rastin e 29 nëntorit ata janë bërë bashkë duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri” , te Varrezat e Dëshmorëve.

Ajo që bie në sy gjatë ceremonisë është mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Nuk dihen ende shkaqe ose axhenda që e ka shtyrë kryeministrin të mos marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur për Ditën e Çlirimit.