Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me Kryesinë ne Partisë Demokratike. Në nisje të këtij takimi Berisha deklaroi se protesta e radhës do të jetë në datën 6 dhjetor ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.
“Data 6 dhjetor është një rast që populli opozitar të ngrejë zëri n para të gjithë botës. Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama”, deklaroi Berisha.