Mbrojtësi Elseid Hysaj foli për mediat para miqësores që Shqipëria luan me Armeninë në “Air Albania”. Për shkodranin nesër në 17:30 kuqezinjtë duhet ta mbyllin vitin me fitore.”Besojmë se duhet ta marrim një fitore, ka qenë vit i vështirë pasi ky vit që kaloi nuk ka dhënë asnjë fitore. Kemi pasur momente të mira dhe të këqija, djemtë e duan një fitore nesër.Miqësoret me lojtarët e Superligës – Kam takuar djemtë e rinj, janë të rinj dhe të edukuar, rrinë në vendet e tyre dhe stërviten mirë. Duhet “luftë” për një vend në kombëtare. Edhe në ndeshjet e kaluara kemi pasur dëmtime, çdo njeri që vjen këtu të japë maksimumin. Është një ëndërr e fëmijërisë të veshim këtë fanellë. Të jemi në Euro 2024 dhe për këtë të bëjmë më të mirën.Skuadra dhe grupi – Duhet të jemi më të bashkuar, ka të rinj që s’e kuptojnë mirë. Kështu e ka futbollit, ta kuptojnë që mund të japin më shumë se çfarë kanë treguar. Duhet të luajmë gjithmonë si me Italinë, të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe të shpresojmë për fitore.Tifozët – Me Italinë do ishte plot stadiumi, Italia sjell tifozët në stadium dhe nuk donin ta humbisnin. Ne japim maksimumin për tifozët dhe ata për ne”, tha Hysaj.