Sali Berisha hodhi sot idenë e miratimit të një ligji për ta bërë votimin me detyrim.

Deklaratën ai e bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni”, tha Berisha.