Nga Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë/

Në 6 dhjetor, këtë ditë historike për shqiptarët kur në Tiranë do të mbahet samiti historik BE-Ballkani Perëndimor , “NON GRATA” kërkon të damkosë Shqipërinë me vulën e turpit të sponsorizuar nga rublat ruse.

Ta shndërrojmë 6 dhjetorin në një shuplakë të fortë bojkoti ndaj axhendës destabilizuese të Sali NON GRATËS.

Shqipërinë nuk mund ta marrë peng në marrëzinë e vetmisë së tij Berisha dhe taborët e tij. Shqipëria iu përket shqiptarëve dhe vendi i saj është në BE e krah SHBA një herë e përgjithmonë! 🇪🇺🇦🇱🇺🇲