Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u pyet nga një qytetar nëse do të largohet nga partia Enkelejd Alibeajn dhe të tjerë që e mbështesin atë, theksoi se kush i shërben kryeministrit, bën një vetëvrasje politike.

Mes të tjerash Berisha tha se statuti njeh dhe të drejtë fraksioni për këdo që do ta krijojë

“Nuk ka asnjë pengesë sot që PD të bashkohet rreth vlerave konservatore, rreth vlerave të programit të saj.
Nuk ka asnjë pengesë tjetër, që anëtarët dhe drejtuesit e saj të bashkohen rreth interesit kombëtar që mbron kjo forcë politike. Sot, këto primare, janë një kohë të artë, që demokratët të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të përmbysjen e monizmit në Shqipëri.

Çdo demokrat, që dëshiron të marrë pjesë në primare, e theksoj edhe njëherë, është i mirëpritur dhe i mbështetur plotësisht. Ata të cilët, që duan të bëjnë argatinë dhe të dëmtojnë për llogari të Edi Ramës, përpjekjet e PD-së, bëjnë një suicid politik dhe asgjë tjetër. Unë jam i bindur që PD do fitojë. Nëse krijojnë apo ndjekin Edi Ramën, është zgjedhja e tyre. Statuti njeh dhe të drejtë fraksioni për këdo që do ta krijojë. Ne jemi maxhorancë. Nuk mund të jetë kryetari i dashur për të gjithë.”, tha Berisha.