Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian(BE) po rrisin mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme nëShqipëri përmes Programit të BERZH për Konkurueshmërinë e SME-ve që ofron mundësi të reja financimi për bizneset në vend.
Programi u prezantua sot në Tiranë dhe përfshin hua nga BERZH dhe incentiva në formëgrantesh nga BE për bizneset e vogla në partneritet me bankat në vend.
SME-të do të mund të aplikojnë për investime nëpaisje dhe makineri të reja dhe investimeme qëllim rritjen e produktivitetit, uljen e shpenzimeve operacionale, rritjen e efiçencëssë energjisë dhe përafrimin me standartet e BE. Krahas huave,bizneset do të përfitojnë nga incentiva në formëgranti deri në 15 përqind tëhuasë, të financuara nga BE.
Qëllimi është të ndihmojmë SME-të të shkojnë përtej operacioneve të tyre të zakonshme dhe të investojnë në tëqënit mëkonkurues në tregjet vendase dhe ato të BE.
Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri tha: “Ndihma ndaj sektorit privat, veçanërisht për SME-të në Shqipëri që të bëhen mëkonkuruese dhe përdorimi më eficenti energjisëështë një nga prioritetet tona këtu. Ne jemi të lumtur ta zgjerojmë këtë bashkëpunim me programe të ngjashme dhe të kemi qasje në sa më shumë biznese vendase në bashkëpunim me bankat tregtare”.
HubertPerr, Kreu i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri tha: “Kjo është një mundësi shumë e mirë për SME-të në vend që të lënë gjurmën e tyre të veçantë në tregjet rajonale veçanërisht në kuadër situatës ekonomike globale. Ne do të sigurohemi që këto incentiva të përfitohen nga bizneset që dëshmojnë vlerat bazëeuropiane në kuadër të sigurisë, standardeve të cilësisë dhe mjedisit. BE është këtu për t’ju mbështetur”.
SME-të do të përfitojnë gjithashtu nga shërbimet këshillimore përmes programit të BERZH për Këshilimin e Bizneseve të Vogla. Programi lidh bizneset me konsulentë vendas dhe ndërkombëtarë që punojnë për identifikimin e sfidave si strategjia, marketingu, transformimi digjital, eksportet, efiçenca e energjisë, menaxhimi financiar etj.
SME-të përfaqësojnë 99.8 përqind të sipërmarrjeve të regjistruara në Shqipëri dhe gjenerojnë 81.9 përqind të punësimit në vend. Por krahas pozitës dominante në ekonomi ato vuajnë shpesh nga mungesa e konkurueshmërisë dhe qasja në financime.
Programi i BERZH për Mbështetjen e Konkurueshmërisë shtrihet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synon të lehtësojë qasjen në financime për SME-të në vend. Më shumë se 850 biznese kanë përfituar nga programi rajonal deri tani. Deri më sot, BERZH ka investuar mbi 1.9 miliardë Euro në Shqipëri.
Home Lajme Aktualitet BERZH dhe BE rrisin konkurueshmërinë e bizneseve të vogla shqiptare: Sipërmarrjet...