Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se biznesi i vogël dhe familjet do të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë.
I ndalur tek biznesi i vogël , Rama tha se nuk I është shtuar asnjë taksë, ndërsa drejtuar opozitës tha se nuk do të ketë asnjë shteg deri në 2029.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Nga 2017 në 2021 rritja ekonomike ka qenë tri herë më e lartë se huamarrja. Në fund të ditës nuk ka rëndësi sa borxh merr, por sa nxjerr. Nëse ne e lëmë menjëanë ngadalësimin e ekonomisë në 2020, rritja është mesatarisht 3.7. Lajmi tjetër I këtij buxheti është se ky buxhet është dyfishi I atij të 2013. Në këtë buxhet do të fokusohem vetëm tek mbrojtja e familjeve e biznesit të vogël. Mbështetja buxhetore për mbrojtjen për çmimin e energjisë, është thembra e Akilit. Mbrojtja e familjeve nga çmimi I energjisë është thelbi I gjithë rrjetit mbrojtës së luftës, sikundër edhe për biznesin e vogël. BE ka një qasje tjetër ndaj nesh dhe rajonit edhe falë politikës së kësaj qeverie. Po ashtu do të rrisim nivelin e pagës minimale, do ta çojmë në 36 mijë lekë të reja, në vitin e ardhshëm do ta çojmë në 38. Për 100 mijë familje janë 35 mijë lekë të vjetra që shtohen çdo muaj. Do të kemi edhe rritje tjetër për ushtarakët. Do mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk taksohen. Do të mbështesim familje e individë që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe fëmijë me aftësi të kufizuar. Kemi një risi në këtë vit që vjen. Përvec indeksimit të pensioneve do vijojmë me bonusin e fundvitit, me të gjithë vështirësinë e këtij viti. Me një shpifëse të foltores sa i përket kontrollit mjekësor bazë. Është dënuar si shpifëse, nuk po e përmend emrin se s’ka rëndësi, jeni të gjithë njësoj. Bishti i non-gratas jeni të gjithë. Do të vazhdojnë programet për tumoret që prekin gratë. Tek arsimi ndalem tek mburoja sociale. Kemi vendosur të fillojmë një program kuotash për nxënësit me nevoja të veçanta. Fillon edhe skema e garancisë rinore për të siguruar që çdo i ri apo e re të ketë mundësi trajnimi. Edhe për bujqësinë, ajo përfiton. Do të ketë edhe skemë mbështetëse. Shtoj se kemi një paketë fiskale me pak ndryshime, ku nuk është ndryshimi ku ju të pafetë, pa fytyrë ja ulëritët për ditë të tëra atyre që merren me biznes të vogël duke I nxitur të dalin në protesta, por nuk dolën se nuk janë aq budallenj të vinë pas jush. Biznesit të vogël nuk i 10 fishohet apo shtohet asnjë lloj barre. Është trajtuar si aleat i kësaj qeverie, me zero taksa. Zero TVSH , zero tatim fitimi, ashtu do jetë deri në 2029, e kemi marrë në përsipër dhe qoftë edhe për këtë premtim në nuk do ju lëmë për asnjë arsye , asnjë shteg që deri në 2029 t’ju shkojë ndërmend që të mund të vini këtu në vendin tonë. Ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm dhe në anën e biznesit të vogël. Tani do të rrisim penalitetet për biznesin e madh. Ju bëni kriminel është një nga personalitetet ekonomisë globale. Biznesi i vogël duhet të tregojë kujdes me faturat, pas duhet t’i deklarojë. Aty ku do të kapen, do të goditen. Na ka ngecur shara në gozhdë në prokurorinë e Tiranës, e cila ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin, duke mbyllur çështjet ku drejtoritë tona për të ardhurat i çojnë në ndjekje penale. Duke marrë para nga ata që duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar letrat te bedelat e PD-PL-së, për të bërë zullumet. Letrat që në prokurori i kanë çuar autoritetet. Si puna e atyre viktimave, apo të paralizuara, që ishin raste të kallëzuara nga drejtoria jonë e Tatimeve. Por ata nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë Partisë së Lekut, për t’i hedhur hi shqiptarëve në sy.