Ekuadori mundi 0-2 Katarin në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022. Humbja e të zotëve të shtëpisë ka sjellë edhe një rekord negativ në kompeticionin që po zhvillohet për herë të 22 në histori.
Katari bëhet skuadra e parë organizatore që humbet në ndeshjen hapëse të një Kupe Bote. Veç saj, Katari nuk bëri asnjë gjuajtje në portë.