Javanews
Home Kryesoret
“Britanikët nuk duan shqiptarët, por duan Shqipërinë”/ Si anglezët po ‘dynden’ drejt vendit tonë për të kaluar dimrin
08/11/2022 20:22
“Britanikët nuk duan shqiptarët, por duan Shqipërinë”/ Si anglezët po ‘dynden’ drejt vendit tonë për të kaluar dimrin
Shperndaj ne Facebook
Shperndaj ne Twitter
Teksa Britania e Madhe po “zien” nga debati për numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në ishull, duket se shumë anglezë po i drejtohen Shqipërisë për të kaluar dimrin.

Mediat britanike raportojnë se qytetarët anglezë po “dynden drejt vendit Shqipërisë, për shkak të kostos së ulët të jetesës, e po ashtu çmimeve të lira të hoteleve”.

Ekspertët e udhëtimeve thonë se kanë parë një rritje të udhëtimeve kohët e fundit pasi britanikët po shfrytëzojnë sa më shumë faktin që të jetosh në vendin tonë është mesatarisht 64% më lirë se në Mbretërinë e Bashkuar.

Një zëdhënës i Travel Republic tha: “Shtatori është muaji kur shumica e njerëzve e kalojnë atë në Shqipëri dhe ata priren të qëndrojnë edhe për katër muaj të tjerë”.

Nga ana tjetër joheonë u bëhet dhe çmimeve të biletat, të cilat janë të lira. Fluturimet nga Anglia për në Shqipëri kushtojnë nga 24 £ – me tetë linja ajrore që udhëtojnë drejt vendit.

“Një gotë verë do t’ju kushtojë vetëm 1 £, ndërsa një apartament me tre krevate direkt në plazh kushton vetëm 280 £ në muaj.”- thuhet në artikull.