Mesfushori i Tottenham-it, Rodrigo Bentancur, ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për sezonin e tij në Premier League, duke i thurur elozhe trajnerit Antonio Conte, por ka folur edhe për ish-skuadrën e tij, Juventus-in.
“Conte-n e falënderoj. Më ka dhënë një rol thelbësor”, ka thënë mesfushori uruguaian, i cili ka folur edhe për sezonet e kaluara në radhët e Juventus-it.
“Besoj se tre vitet e parë, duke folur në aspektin personal, kanë qenë vite rritjeje, përmirësimi ndeshje pas ndeshje. Ndërsa dy të fundit nuk kanë qenë të kënaqshëm. Mendoj se ajo Juve kishte humbur pak urinë, zemërimin”.
Përsëri për Conte-n: “Më ka ndryshuar. Këtu ecet me ritme të jashtëzakonshme. Kane dhe Son anë të frikshëm. Champions? Sfida me Milan-in do të vendoset në mesfushë”, ka qenë komenti i Bentancur.
Në 21 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Spurs në të gjitha kompeticionet, Rodrigo Bentancur ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë dy asiste.