Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi flet për situatën në PD dhe regjistrimin e saj në zgjedhje, në një kohë që ka 2 palë që pretendojnë se kanë drejtimin e demokratëve. Për këtë, Celibashi është gjetur në vështirësi, pasi nuk e ka një përgjigje.
“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.
Ai tha se është plani për të bërë votimin elektronik dhe në 6 bashki të tjera, përveç Vorës, por kjo do të shkonte në një kosto prej 3 mld lekë.
“Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord, dhe nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.