Personalitete, ministra, veteranë të LANÇ dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë sot në homazhet për nder të 78-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Ata kanë vendosur kurora me lule te Ushtari i Panjohur në qendër të Tiranës për të nderuar partizanët shqiptarë që dhanë jetën në luftë kundër fashizmit.