Rusia ka përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se të gjitha forcat e saj të armatosura dhe pajisjet ushtarake janë zhvendosur në bregun lindor të lumit Dnieper deri në orën 5 të mëngjesit të premten.
Ministria shtoi se nuk ka mbetur asnjë pajisje ushtarake ose ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin kryeqytetin rajonal, Kherson. Ndërsa theksoi se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.
Rusia urdhëroi tërheqjen të mërkurën pasi tha se “përpjekjet e saj për të ruajtur pozicionin e saj dhe për të furnizuar trupat ishin të kota përballë një kundërofensive në rritje ukrainase”.
“Sot Në 05:00 me orën e Moskës, përfundoi ridislokimi i njësive ruse në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro. Gjatë rishpërndarjes, nuk mbeti asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo armatimit.
I gjithë personeli i shërbimit rus u zhvendos, nuk pati humbje të njerëzve, pajisjeve apo materialeve të grupit të forcave ruse”, u tha në deklaratë.