Një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, çuditi me deklaratën e tij të fundit ku vlerësoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilin e vlerësoi si një lider të fortë dhe me vetëbesim që nuk duhet të nënvlerësohet.
Yevgeny Prigozhin, i cilësuar si themeluesi i grupit famëkeq të mercenarëve Wagner, gjithashtu u shpreh se Zelensky është një njeri i mirë, vlerësim ky që shkon kundër linjës së ndjekur nga Kremlini zyrtar.
Në një status të ndarë në rrjetet sociale, Prigozhin shkruan se ndonëse Zelensky është presidenti i një vendi armik me Rusinë për momentin, ai është një burrë i fortë, me vetëbesim dhe pragmatik.
I pyetur se përse po i thur lavde një njeriu që Moska e kritikon që kur ai mori pushtetin në vitin 2019, Prigozhin u shpreh shkurt se “nëso do të fitosh, duhet ta trajtosh me respekt kundërshtarin”.
Por deklaratat e tij shihen shumë ndryshe nga ato të Kremlinit zyrtar në lidhje me figurën e Zelensky. Madje në nisje të luftës, ai konsiderohej si një neonazist që pinte drogë.