Derbi i kryeqytetit italian foli për “Shqiponjat”. Lazio fitoi 0-1 në “Olimpico” me Romën, duke e parakaluar në renditjen e Serie A. Për javën e 13 të kampionatit, skuadra e Sarrit ia doli të marrë tri pikë në derbi dhe të “veshë” Romën bardhekaltër.
Një gol i Felipe Anderson në minutën e 29 vulosi ndeshjen, teksa gafa e Ibanez rëndon te goli. Për Lazion 21 minuta në pjesën e dytë luajti Elseid Hysaj, ndërsa Kumbulla te Roma qëndroi në stol. Pas suksesit Lazio me 27 pikë merr vendin e tretë, teksa Roma qëndron në vendin e pestë me 25 pikë.