Tirana ka reaguar për rastin skandaloz që ka shokuar opinionin publik, ku një grua e moshuar, nëna e një dëshmori të atdheut, është dhunuar nga një infermiere në qendrën private për të moshuarit.
Pamjet e dhunës të shpërndara në media tregonin infermieren teksa i mbante duart të moshuarës dhe e dhunonte në fytyrë, ndërsa disa vajza të tjera qeshnin, e njëra prej tyre filmonte.
Në rrjetet sociale është bërë thirrje për mbajtjen e një marshimi paqësor këtë të enjte pasdite.
Marshimi do të nisë nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi Nënën Tereza në orën 18:00.