Në Itali e bëjnë të sigurtë. Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare. Sportitalia e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare për të marrë stolin e Edy Rejës. Tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare.
Sipas Sportitalia-s, kontaktet mes trajnerin italian dhe drejtuesve të Federatës kanë vazhduar prej javësh, dhe tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike. Në këtë pikë, mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme dhe çdo komunikim zyrtar nga personat e përfshirë.
Di Biagio e nisi aventurën si trajner me Italinë U-21 në mars të vitit 2018 dhe përfundoi mbas një viti. Aventura e fundit e Di Biagio-s në krye të një skuadre ishte ajo me Spal e cila përfundoi në vitin 2020.
Esclusiva ‼️
Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍🏻
L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG
— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022