Ambasadori britanik Alastair King-Smith i ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë, edhe ata që kanë emigruar në vendin e tij të tij, për 110-vjetorin e Pavarësisë.
Dita e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit janë një rast feste për të gjithë ata që e duan Shqipërinë. Një nga gjërat e bukura rreth eksplorimit të këtij vendi është që ne mund të mësojmë rreth historisë së tij të pasur dhe diversitetin kulturor.
“Sot unë i uroj shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Britaninë e Madhe që të kenë një fundjavë të gjatë festimesh,” shkruan ambasadori King-Smith bashkë me video-mesazhin e shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.