Sulmuesi i Bajernit, Sadio Mane nuk do të jetë luajë në Botërorin e Katarit për shkak të dëmtimit. Pas konfirmimit të këtij lajmi, është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij i cili do të jetë Mousa Ndiaje. Ky i fundit u martua ditën e djeshme, ndërsa sot u thirr në minutën e fundit nga Senegali për të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i federatës senegaleze, Augustin Senghor, i cili u shpreh se Ndiaje do të zëvendësojë Manen. Mbrojtësi i majtë, pritet të mbërrijë nesër në Katar dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Kise.