Orjela Nebijaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrjen e mandatit të deputetes, pas dorëheqjes së deputetes Grida Duma.

Nebijaj deklaron se nuk e ka vendosur ende nëse do futet apo jo në Kuvend, pasi sipas saj, çdo gjë në jetë do kohën e saj dhe nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Ajo thekson se për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për të.

“Kur unë u përfshiva në politikë, pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë venndimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër, jo vetëm për të mbështetur forcën time politike, por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.

Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por, përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara, më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje, por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj” shkruan Nebijaj në një postim në InstaStory.