Nga Shkupi, në konferencën e përbashkët me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Edi Rama tha se do të ishte ‘fatale’ nëse ky shtet do të kthehej pas në rrugën e integrimit për shkak të disa ndryshimeve kushtetuese në lidhje me minoritetet, gjë që kërkohet nga Brukseli.

“Besoj që populli këtu është më i mencur se sa politikanët e nuk besoj se do ia falë kujt ligësinë, shtirjen kinse patriotike e dritëshkurtësine e rimarrjes peng të Maqedonisë ësë Veriut ndërkohë që kapërcimi i bërë është epokal.

Nuk dua as ta mendoj që Maqedonia e Veriut të vetëizolohet në mënyrën më të pakuptimtë në kushtet kur është ringritur e ka fituar një dinjitet të rëndësishëm ndërkombëtar, shihet me shumë respekt e me shumë vetëdije nga të gjithë si një vend që ka bërë përpjekje epike për të afirmuar përkatësinë e vet euroatlantike”, tha Rama.

Edi Rama: Ne kemi bërë së bashku, se fati e desh të bashkoheshim në dhimbje për një periudhë relativisht të gjatë për ne e absolutisht të gjatë për ju në pritje të na njihej merita dhe e drejta për të filluar bisedimet për anëtarësim.

Për ju ka qenë shumë më e vështirë por dhe për ne s’ka qenë e lehtë.

Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për Maqedoninë e Veriut dhe të dakordësuara më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u përçarë mes veti e për të krijuar përsëri probleme për këtë vend, ndërkohë që ky vend ka nevojë të vrapojë për të kapur kohën e humbur.

Në dijeninë time Kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të përcaktuara. Që do të thotë që është një model i njohur, nuk është shpikje e rast unikal në Biblotekën e kushtetuave të planetit e që duhet plotësuar. Nuk e di sa dnihmon por ne kemi një model tjetër në Shqipëri por ama ne kemi njohur në Parlament një numër jo të vogël minoritetesh përfshirë dhe mibnoritetin bullgar që ka një prezentë të vetën modeste por që e ka dhe nuk më duket se jemi të kërcënuar nga ndonjë minoritetet përkundrazi ne i konsiderojmë një pasuri të madhe, ura lidhëse të rëndësishme sidomos në momente kritike e për ne është në intersin tonë, jo të tyre, që ato të jenë e të ndihen sa më mirë në vendin tonë e mos ndiejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë që janë qytetarët me kombësi shqiptare.

Besoj që populli këtu është më i mencur se sa politikanët e nuk besoj se do ia falë kujt ligësinë, shtirjen kinse patriotike e dritëshkurtësine e rimarrjes peng të Maqedonisë ësë Veriut ndërkohë që kapërcimi i bërë është epokal.

Nuk dua as ta mendoj që Maqedonia e Veriut të vetëizolohet në mënyrën më të pakuptimtë në kushtet kur është ringritur e ka fituar një dinjitet të rëndësishëm ndërkombëtar, shihet me shumë respekt e me shumë vetëdije nga të gjithë si një vend që ka bërë përpjekje epike për të afirmuar përkatësinë e vet euroatlantike.

Për mua do të ishte fatale që të kishim një kthim mbrapa me sy mbyllur në histori që duhet konsideruar e shkuar e s’duhet të ketë asnjë problem që të shënohen në kushtetutë minoritetet.